Arbëria që tashmë do të jetë në Superligë, pritet që pas mbledhjes së kryesisë të kalojë nga OJQ në Shoqëri Aksionare.
Fillimisht u flit se kryesia e Arbërisë dha dorëheqje, por kjo nuk është pranuar dhe ata që arritën suksesin me klubin, do ta kthejnë klubin në Shoqëri Aksionare.
Për këtë u organizuan edhe protesta nga tifozët e klubit, ‘Stuhia e Kuqe’ që kërkuan rikthimin e kryesisë.
“Kryesia e Fshatit Dobrajë e Madhe, e udhëhequr nga Kryetari Skender Gashi, mbajti mbledhjen urgjente e cila barti me vete disa pika të diskutimit, e në veqanti ajo se qfarë u diskutua si pikë e rëndësishme ishte: 1. Dorëheqja e Kryesisë së K.F.Arbëria, 2. Të ndryshme,”.
“1.Në bazë të diskutimeve u hodh në votim dorëheqja e kryesisë e cila nuk u pranua nga antaret e Kryesisë së Fsh.Dobrajë. Me shumicë votash u vendos që Kryesia e KF Arbëria të vazhdojë dhe tutje!
2. Të ndryshme; U vendosë që të fillojnë procedurat në kalimin e KF Arbëria nga OJQ, në Shoqëri Aksionare!”.
“Në këtë rast u vendos që në mbledhjen e ardhëshme të Kryesisë së Fsh.Dobrajë, të planifikuar për t’u mbajtur me dt.17.06.2020, e merkure, në lokalet e Shkolles, në ora 20:00, të ju bëhet thirrje donatoreve për t’u njoftuar rreth planifikimit të aksioneve njëkohësisht për t’u bërë pjesë si aksionarë”, njofton Arbëria. /Telegrafi/