Telegrafi

Klubi spanjoll shokon të gjithë, fanella me fruta (Foto)

 

Një klub spanjoll nga zona e Huelvas, Club Deportivo Pinzon, që bënë pjesë në kategoritë e ulëta ka bërë një çmenduri me fanellat e saj.

Club Deportivo Pinzon prezantoi atë që do të jenë fanellat zyrtare për sezonin e ardhshëm dhe një gjë është e sigurt, kostumet e reja tashmë po bëjnë xhiron e botës.

Kjo është për shkak se klubi ka vendosur që të përfshijë fruta në fanellat e reja, fruta si luleshtrydhja dhe boronica në këtë rast.

Lexo po ashtu Dhjetë fanellat më të shëmtuara në histori të futbollit (Foto)

Me sa duket ideja ka ardhur nga një kompani sponsorizimi, për të cilin klubi ka rënë dakord.

Duke e gjykuar nga çmenduria që solli në rrjetet sociale në Spanjë, Pinzon po korr frytet e atij vendimi, pasi ka fituar vëmendjen e të gjithëve. /Telegrafi/