Sezoni i ëndrrave për klubin simpatik Luton Town ka vazhduar, duke qenë një nga klubet pretendente për të luajtur në Ligën Premier, ndërsa ata luajnë në një stadium që mund të quhet më i pazakonti në Angli.
Luton Town, janë në formë fantastike këtë sezon. Skuadra mezi e shmangu rënien në kategorinë e tretë të futbollit anglez sezonin e kaluar dhe këtë vit radha ishte e rezultateve mbi mesataren e tyre.
Skuadra aktualisht është në vendin e tretë. ‘Hatters’, siç njihen në Angli, shpresojnë të arrijnë në vendin e dytë, i cili aktualisht mbahet nga Bournemouth dhe të shkojnë drejtpërdrejt në Ligën Premier, por edhe nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë, ata do të luftojnë përmes play-offit.
Në rast se arrijnë vendin e dytë, Luton do të luante në Ligën Premier për herë të parë prej se liga më e fortë në botë luhet në formatin aktual.
Kjo do të thotë gjithashtu se futbolli elitar anglez do të luhej në “Kenilworth Road”, një stadium me një kapacitet prej vetëm 10 mijë spektatorësh.
Beating Luton in their own back yard …. literally !!! ??? #lufcawaydays #lutonshithole pic.twitter.com/Z4tdAhpz4N
— Boycie ?? (@ivanLUFC) November 23, 2019
“Keliworth Road” është stadiumi me aksesin më të çuditshëm në Angli. Gjegjësisht, në stadium futesh përmes ndërtesave në Luton.
Po, po, në stadium hyhet përmes një ndërtese. Tifozët që shkojnë në “Kenilworth Road” hyjnë në një hyrje të banesës dhe më pas ngjiten shkallëve në pjesën ku sektori është menduar për vizitorët.
So once you’ve walked under someone’s bedroom to get into the stadium, you walk through their garden to get to the stand.??Luton is very unique!! #ITFC pic.twitter.com/xXzISDw88L
— Joe Bryant (@AwayDayJoe_) August 13, 2019
Stadiumi është i mbushur me shtëpi private përreth.
Sipas faqes zyrtare të Luton, tifozëve u garantohet një shikim emocionues dhe unik i ndeshjes pavarësisht rezultatit.
Luton away is one of my favourites. Stadium slapped in someone’s back garden. Full of character. Let’s get into them today ?? #bcfc pic.twitter.com/4h9TZ7alZX
— BrummieJoe (@BrummieJoeHD) August 21, 2021
Stadiumi “Kenilworth Road” është një nga më të vjetrit në botë i ndërtuar në 1905. /Telegrafi/