Site icon Telegrafi

“Klubi më i pasur në botë” ka humbje prej 85 milionë euro, tani duhet të shesë lojtarë

Newcastle, tashmë i njohur si “klubi më i pasur në botë”, ka pasur një humbje prej 85 milionë euro sezonin e kaluar, shkruan The Athletic.

Pronësia më e madhe e klubit mbahet nga fondi i investimeve PIF nga Arabia Saudite.

Athletic shkruan se Newcastle ka rritur kostot, sidomos sa i përket pagave të lojtarëve. Klubi ishte një hit në Ligën Premier sezonin e kaluar, pasi me lojtarë jo aq të njohur, arriti të fitojë vendin e katërt dhe të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Por këtë sezon nuk po shkon shumë mirë. Në gjysmë të garës, është në vendin e nëntë në tabelë dhe një diferencë të madhe pas liderit Liverpool.

Neëcastle do të duhet të respektojë Fair Play Financiar, që do të thotë se ata do të duhet të kompensojnë humbje të mëdha. Laraskat do të duhet të shesin disa nga lojtarët e tyre më të mirë dhe më të shtrenjtë. /Telegrafi/

Exit mobile version