Për shkak të rezultateve të dobëta, kryesia e Dritës i ka dënuar lojtarët me heqjen e për 50 qind të pagës.
Pas veprimit të kryesisë lojtarët janë treguar zemërgjerë duke marrë vendim që gjithë pagën t’ia lënë klubit.
Gazeta Olle mëson se veprimi i lojtarëve vjen për të dëshmuar se parat nuk janë problemi i rezultateve.
Ky është dënimi i dytë për lojtarët, pasi muajin e kaluar u dënuan me 30 për qind të pagës.
Drita është njëra prej skuadrave më stabile në Kosovës sa i përket financave, dhe kjo vjen falë kryesisë së re.
Të dielën, gjilanasit presin Lirinë.