Evertoni do ta nis sezonin e ri në Ligën Premier mes ‘kërcënimeve’ se mund të marrin zbritje të pikëve pasi Liga Premier ka ardhur me një pretendim të ri se klubi dyshohet se ka thyer sërish rregullat e fitimit dhe qëndrueshmërisë (PSR).
Liga Premier pretendon se Evertoni ka thyer rregullat e tyre financiare me 6.5 milionë euro shtesë gjatë sezonit 2022/2023, sipas një raportimi të ri.
Kjo vjen pas lajmit që ata kanë shpenzuar 16 milionë euro më shumë se sa ishte e lejuar, veprim për të cilin ishin dënuar me zbritje të pikëve paraprakisht.
Everton mori një dënim me zbritje të dy pikëve nga një komision i pavarur për shpenzimet e tyre gjatë sezonit 2022/2023 në prill, ndërsa me minus dhjetë pikë u dënuan për thyerjet e rregullave gjatë sezonit 2021/2022, ku pastaj pas apelimit u reduktua në vetëm gjashtë pikë.
Liga tani ka dyshime se një tjetër thyerje e rregullave ka ndodhur gjatë sezonit që lamë pas, duke pretenduar se pagesat që lidhen me ndërtimin e stadiumit të ri nuk janë përfshirë.
Pra, liga pretendon se 6.5 milionë euro duhet të përfshihen si shpenzime të përditshme të klubit, ndërsa Evertoni në anën tjetër beson se kostoja e stadiumit nuk bën të përfshihet në këto kalkulime dhe se nuk kanë thyer ndonjë rregull.
Everton to start the season with threat of third points deduction hanging over them. Full story @TheSunFootball https://t.co/qRUC3Zw1Ay
— Matt Hughes (@MattHughesMedia) August 11, 2024
Për këtë arsye, një komision i pavarur është caktuar për të analizuar argumentet e prezantuara nga të dyja palët.
Raportimi shton tutje se komisioni ende nuk i ka bërë me dije as Evertonit e as ligës nëse kanë arritur ndonjë vendim përfundimtar, teksa të dyja kampet po presin një përgjigje të shpejt./Telegrafi/