Site icon Telegrafi

Klubi i Ligës Premier e kujton futbollistin nga Kosova në përvjetorin e vdekjes (Foto)

Sot (e diel) janë bërë gjashtë vjet kur futbollisti kosovar, Besian Idrizaj ndërroi jetë.

Idrizaj është kujtuar edhe nga ish-klubi i tij, Swansea, me anë të një postimi në rrjetin social Twitter.

“Para gjashtë vitesh, ne e humbëm Besian Idrizajn. Shkoi, por nuk do të harrohet kurrë. Një herë Jack, gjithmonë Jack”.

Idrizaj ishte pjesë edhe e klubeve angleze të njohura si Liverpool e Crystal Palace.

Exit mobile version