Telegrafi

Klubi i karatesë Prishtina vazhdon me suksese

Foto: Klubi i Karatesë "Prishtina" Prishtinë/Facebook

Interesimi nga të rinjtë në Kosovë për sportin e karatesë po shtohet dita ditës, por sukseset nuk po mungojnë.

Një shembull i gjithë kësaj është KK Prishtina, të cilët ishin pjesëmarrës më 10 mars në palestrën sportive “Dilloni Benz” në Fushë Kosovë në turneun ndërkombëtar Fushë Kosova Open 2019.

Në këtë aktivitet masiv dhe cilësor KK Prishtina vazhdoi me suksese duke u radhitur ndër katër klubet më të suksesshme të turneut.

Klubi i lartpërmendur në këtë aktivitet mori pjesë me 11 garues dhe shënoi këto rezultate:

Argjend Berjani, vendi i parë (Kata senior)

Antoneta Budakova, veni i parë (Kata juniore)

Endrit Shashivari, vendi i parë (Kkumite +84)

Riga Dresha, vendi i parë (Kata gr.8 vjeç)

Enkela Arifi, vendi i dytë (Kata kadete)

Enkela Arifi, vendi i dytë (Kumite -63kg)

Jon Meholli, vendi i dytë (Kata gr. 9 vjeç)

Shpata Llalloshi, vendi i dytë (Kata gr. 7vjeç)

Antoneta Budakova, vendi i tretë (Kata seniore)

Antoneta Budakova, vendi i tretë (kumi.jun -53 kg)

Elsa Mehanja, vendi i tretë (Kata kadete)

Lorena Haxhiu, vendi i tretë (Kata gr. 8 vjeç)

Rina Haxhiu, vendi i tretë (Kata gr.8vjeç).