Telegrafi

Klubi i karatesë “Prishtina” i suksesshëm edhe në turneun “Shpresat e Kosovës 2019”

Foto: Klubi i Karatesë "Prishtina" Prishtinë/Facebook

Klubi i karatesë “Prishtina” ka vazhduar me suksese, këtë herë në turneun kombëtarë “Shpresat e Kosovës 2019”.

Garat u mbajtën në palestrën 13 Qershori në Therandë, nën organizimin e Federatës së Karatesë së Kosovës.

Pjesëmarrëse ishin 34 klube me mbi 280 pjesëmarrës ku treguan shkathtësitë e tyre. Normalisht që në mesin e tyre ishin edhe karateistët e klubi “Prishtina” të cilët korrën suksese.

Sportistët e klubit “Prishtina” që u treguan të suksesshëm në këtë garë janë: Antoneta Budakova, Era Gërbeshi, Riga Dresha, Shpata Llalloshi dhe Rina Haxhiu. /Telegrafi/