Site icon Telegrafi

Klubi i Karatesë Prishtina me rezultate të mira në Kupën Pavarësia

Është mbajtur Kupa Mbarëkombëtare Pavarësia në qytetin e Vlorës.

Në këtë turne pjesëmarrës nga Kosova ishte edhe klubi i karatesë Prishtina që arriti rezultate mjaftë të mira.

Antoneta Budakova zuri në tri gara vendin e parë, si juniore, si kumite -53 kg dhe si seniore.

Ndërkohë Enkela Arifi zuri në dy kategori vendin e parë si kadete dhe si kumite +54 kg. /Telegrafi/

Exit mobile version