Telegrafi

Klubi i Karatesë Prishtina fiton çmime të rëndësishme në shpalljen e ‘Laureatëve për vitin 2018’

Me 15 janar, në ambientet e Hotel Sirius, Federate e Karatesë e Kosovës shpalli laureatët për vitin 2018.

Komisioni i FKK-së, për shpalljen e 10 më të mirëve, bëri sublimimin e rezultateve dhe me aprovimin e Bordit shpalli më të mirët për vitin 2018.

Klubi i Karatesë Prishtina arriti rezultate të shkëlqyer duke u renditur ndër tri klubet më të mira për senior, kurse tre garues hynë ndër më të mirët si dhe një garuese ishte juniorja më e mirë e Kosovës.

RIGA DRESHA , ndër 5 më të mirat 8 vjeçe

ENKELA ARIFI, ndër 5 më të mirat 14/15 vjeçe

ARGJEND BERJANI, 4 më të mirët senior, si dhe

ANTONETA BUDAKOVA, juniorja më e mirë për vitin 2018.

:Për të arritur këto rezultate është bërë punë e vazhdueshme me angazhim dhe përkushtim maksimal të Bordit, trajnerëve, instruktorëve, gjyqtarëve, garuesve, prindërve dhe shumë dashamirëve të cilët na përkrahën gjatë rrugëtimit tonë”.

“Për arritjen e këtyre rezultateve falënderojmë: Kuvendin e Komunës Prishtinë, SH.F.M.U. “Dardania” Prishtinë, Donatorët dhe gjithë të tjerët që na përkrahën në forma të ndryshme”, thuhet në njoftimin e klubit.