Telegrafi

Klubi italian Lazio mbledh fonde për Shqipërinë

Klubi i Lazios ka filluar të mbledhë fonde për t’i ardhur në ndihmë shqiptarëve të prekur nga tërmetet e sotme.

Klubi i madh italian është me shqiptarët në këto ditë të vështira dhe në faqen e tyre zyrtare në Facebook, kanë publikuar një numër llogarie, aty ku janë të mirëpritura të gjitha donacionet nga njerëz që duan të ndihmojnë Shqipërinë.

Lazio ka një raport shumë të mirë me popullin shqiptar ku nuk kanë munguar lojtarët ndër vite.

Drejtor sportiv është Igli Tare, ndërsa luajnë Thomas Strakosha, Valon Berisha dhe Riza Durmishi.

Aty më parë kanë luajtur edhe Lorik Cana dhe Valon Behrami./Telegrafi/