Presidenti i Genoas, Enrico Preziosi thuhet se është në negociata të avancuara për të shitur klubin e Serie A tek një investitor i huaj.
Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, Preziosi do të mbetet ose si President ose në Bordin e Drejtorëve edhe pas shitjes së klubit.
Ndryshe, Preziosi shpëtoi Genoa nga falimentimi kur bleu klubin në verën e vitit 2003.
Por, raporti i tij me tifozët është bërë gjithnjë e më i tensionuar, sidomos pas shitjeve masive në janar dhe duke shmangur ngadalë rënien, e cila erdhi fare në fund të kampionatit.
La Gazzetta dello Sport gjithashtu sugjerojnë se negociatat janë në një fazë të avancuar për shitjen e pjesshme ose të plotë të aksioneve të Preziosit. /Telegrafi/