Klubi amerikan, Colorado Rapids, ku aktivizohet Shkëlzen Gashi, ka bërë një postim në rrjetet sociale për t’i falënderuar tifozët shqiptarë të këtij klubi.
Prej se u transferua mesfushori shqiptar në MLS, padyshim se dashamirët shqiptarë të futbollit kanë nisur të interesohen më shumë për ecurinë e kësaj skuadre.
Për më shumë, nuk kanë munguar në stadiume edhe flamujt kuqezi, transmeton Telegrafi.
“Faleminderit për të gjithë tifozët e rinj që kemi bërë në Shqipëri këtë sezon”, shkruan në anglisht.
Ndërsa pastaj shkruan në shqip: “Faleminderit”. /Telegrafi/