Fort William është klubi më i keq i futbollit në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.
Ai garon në Highland Football League, e cila është liga e pestë në fuqi e Skocisë dhe nuk kishte shënuar fitore gjatë 840 ditëve deri në mbrëmjen e kaluar.
Pas një sulmi prej 73 ndeshjesh pa fitore, ata festuan kundër Nairn County në Kupën e Skocisë Veriore me 5-2. Triumfin e fundit e arritën para tre sezonesh, kur mposhtën Strathspey Thistle me rezultat 4:1.
A great night at Claggan Park tonight. An Unbelievable feeling🧡
We would like to thank everyone who came along to Claggan Park tonight.
And we would like to thank everyone online, around the world who have celebrated with us. Your support doesn’t go unnoticed.
Thank you🧡🖤
— Fort William FC (@FortWilliamFC) July 31, 2019
Suksesi i tyre u vërejt edhe në Twitter, ku llogaria zyrtare e klubit u rrit nga 5000 ndjekës në 13000 në vetëm disa orë.
Në fillim të këtij sezoni, menaxhmenti u dha lojtarëve një mundësi për të garuar në ligat e ulëta, por lojtarët nuk pranuan, duke besuar se një ditë do të fitonin përsëri. Ata thjesht kënaqeshin të luanin futboll së bashku.
Ndryshe, futbollistët e klubit të Fort William paguhen rreth 23 euro në javë. /Telegrafi/
😍😍😍😍@harrynicolson1 https://t.co/OCUlJCtMgg
— Fort William FC (@FortWilliamFC) August 1, 2019