Janë caktuar tashmë 16 klubet që janë kualifikuar në Ligën e Evropës.
Ajo që bie në sy është se në garë kanë mbetur klube nga shumë shtete të ndryshime.
Më poshtë i gjeni detajet rreth klubeve, datës së shortit dhe funksionimin.
Kur dhe ku do të hedhet shorti?
Shorti do të mbahet të premten me 26 shkurt në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon, Zvicër.
Transmetimi i drejtpërdrejtë do të fillojë nga ora 13:00.
⏰ RESULTS ⏰
🥳 Round of 16 confirmed!
Who did it best tonight? 🤔#UEL pic.twitter.com/S35SnPrICK
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) February 25, 2021
Kush ka kaluar tutje?
16 klubet:
AC Milan (Itali)
Ajax (Holandë)
Arsenal (Angli)
Dinamo Zagreb (Kroaci)
Dynamo Kyiv (Ukrain)
Granada (Spanjë)
Manchester United (Angli)
Molde (Norvegji)
Olympiacos (Greqi)
Rangers (Skoci)
Roma (Itali)
Shakhtar Donetsk (Ukrain)
Slavia Praha (Çeki)
Tottenham (Anglia)
Villarreal (Spanja)
Young Boys (Zvicër)
Round of 16 ✅
🤩 Who's your team?🇳🇱 Ajax
🏴 Arsenal
🇭🇷 Dinamo Zagreb
🇺🇦 Dynamo Kyiv
🇪🇸 Granada
🏴 Manchester United
🇮🇹 Milan
🇳🇴 Molde
🇬🇷 Olympiacos
🏴 Rangers
🇮🇹 Roma
🇺🇦 Shakhtar
🇨🇿 Slavia Praha
🏴 Tottenham Hotspur
🇪🇸 Villarreal
🇨🇭 Young Boys#UEL— UEFA Europa League (@EuropaLeague) February 25, 2021
Si do të funksionojë shorti
Nuk do të ketë mbrojtje nga shorti për klubet që vijnë nga i njëjti shtet. Çdo kufizim tjetër do të shpallet përpara hedhjes së shortit.
Kur zhvillohen ndeshjet?
Ndeshjet e para të 1/8 do të zhvillohen të enjten e 11 marsit, ndërsa ndeshjet e dyta me 18 mars.
Ndeshjet do të zhvillohen në dy orare, nga 18:55 dhe 21:00. Shorti për çerekfinale dhe gjysmëfinale zhvillohet më 19 mars. /Telegrafi/