32 klubet që do të luajnë në Ligën e Kampionëve kaun publikuar listat e lojtarëve që do të luajnë në këtë garë.
Edhe këtë vit ka shumë mungesa të lojtarëve yje që nuk do të jenë në fazën e grupeve, pasi klubet kanë të drejtë për ndryshime pas kësaj faze.
Njëri ndër lojtarët më të përfolur të këtij afati kalimtar që sapo është mbyllur ishte Diego Costa, i cili nuk është përfshirë nga Antonio Conte në listë për Ligën e Kampionëve.
Ky mund të jetë edhe një asistim për Atletico Madridin që e do lojtarin në janar.
Pastaj një emër i njohur si Marco Reus mungon te Borussia Dortmund, shkaku i lëndimit në gju.
Pas blerjeve multi milionëshe të Neymar dhe Kylian Mbappe, Paris Saint Germain’ ka lënë jashtë Hatem Ben Arfan, shkruan Marca.
Ardhja e Mattia De Sciglios dhe Benedikt Howedesit te Juventusi e ka lënë pa një vend Stephan Lichtsteinerin. Te Juve mungon edhe Marko Pjaca, që po vuan ende nga një dëmtimi në gju.
Nga Liga Premier do të mungojë Nathaniel Clyne, Lazar Markovic, Danny Ings, Vincent Janssen dhe Erik Lamela. /Telegrafi/