Telegrafi

Klubet italiane do ta kenë të vështirë të sjellin lojtarë nga jashtë vendit, Lotito: Milan, Juventus dhe Roma do të shkatërrohen

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito pretendon se heqja e Dekretit të Rritjes do të thotë klube si Milani, Juventusi dhe Roma rrezikojnë të shkatërrohen në aspektin financiar.

Qeveria në Itali pritej të rinovonte stimujt financiarë që e bëjnë më të lehtë nënshkrimin e lojtarëve nga jashtë, duke i lejuar klubet të paguajnë 50 për qind më pak taksa për pagat e tyre.

Megjithatë, pas një ‘diskutimi të nxehtë’ mes ministrave, agjencia e lajmeve ANSA raporton se Qeveria nuk do ta rinovojë dekretin dhe as do ta zëvendësojë me një nxitje të ngjashme, ndaj ligji aktual do të skadojë më 31 dhjetor.

“Është një veprim shumë budalla. Do të doja të shihja se kush dëshiron të vijë këtu nga jashtë tani. Edhe shteti do të humbasë gjithashtu, sepse do të ketë më pak të ardhura që vijnë”, deklaroi Lotito.

Shefi i Milanit, Giorgio Furlani kishte thënë se heqja e Dekretit të Rritjes do të “shkatërronte futbollin italian” dhe tani vendimi është marrë, ndërsa Lotito pret më të keqen.

Lexo po ashtu Nga Lautaro te Leao, Barella dhe Bremer – Formacioni me lojtarët më të vlefshëm në Serie A

“Lazio nuk ka ndonjë problem të veçantë në lidhje me kontratat, por Milani, Juventusi dhe Roma rrezikojnë të shkatërrohen nga kjo lloj situate”, deklaroi i pari i Lazios.

Lotito gjithashtu drejton gishtin dhe fajësoi Shoqatën e Lojtarëve, e cila kishte luftuar për të hequr Dekretin e Rritjes, sepse e bënte dukshëm më të lirë sjelljen e lojtarëve nga jashtë sesa investimin në talentin italian. /Telegrafi/