Ndryshimi i ambientit për Robert Lewandowskin duket se është më afër se kurrë.
Polaku kërkon të ndryshojë skuadrën pas një qëndrimi tetëvjeçar në ligën elitare gjermane të Bundesligës.
Agjenti i polakut, Pini Zahavi ka pohuar për mediat se sulmuesi i Bayern Munichut dëshiron një eksperiencë të re.
“Robert mendon se ka nevojë për një ndryshim dhe një sfidë të re në karrierë dhe zyrtarët e Bayernit e dinë këtë”, tha Zahavi në Sport Bild.
“Gjithkush në Bordin e Bayernit kishte një karrierë të madhe, ata duhet të kuptojnë situatën e tyre”.
“Motivet e Robertit nuk janë paraja ose një ekip specifik, sepse pothuajse të gjitha klubet e elitës do të donin të kishin lojtarin më të mirë në botë”, tha Zahavi, i cili nuk pranoi të jepte detaje rreth klubit të ri të polakut.
Real Madrid, Paris Saint-Germain, Manchester United dhe Chelsea janë ndër skuadrat që janë duke kërkuar shërbimet e lojtarit. /Telegrafi/