Klubet e Serie A i janë bashkuar një deklarate duke paralajmëruar se do të lirojnë lojtarë për Kupën e Kombeve të Afrikës vetëm nga 3 janari në vend të datës 27 dhjetor të caktuar nga FIFA.
Forumi i Ligës Botërore është një organizatë ombrellë që mbulon klubet kryesore nga e gjithë bota.
Ata lëshuan një deklaratë sot duke paralajmëruar se data e FIFA-s më 27 dhjetor, 13 ditë para fillimit të garës në vend të shtatë ditëve që është caktuar për Kupën e Botës 2022 në Katar, është “e paarsyeshme dhe joproporcionale”.
Prandaj, klubet po refuzojnë t’i lënë lojtarët e tyre të largohen deri më 3 janar.
World League Forum tells FIFA, CAF that clubs will not release players for Africa Cup or Nations until Jan 3, later than requested by national teams but, according to the leagues, in line with agreement with FIFA. Any sanctions from FIFA will be deemed “abusive”. And on it goes pic.twitter.com/9v4e7BVT0W
— tariq panja (@tariqpanja) December 23, 2021
Seria A është në pushim Krishtlindjesh deri më 6 janar dhe nuk dihet ende arsyeja pse klube italiane po hezitojnë.
Klubet kanë kërkuar rregulla strikte për pandeminë COVID-19 nga AFCON. /Telegrafi/