Sot është mbajtur një video telekonferencë mes 20 klubeve të Serie A dhe FIGC (Federata Italiane Futbollit), ku u parashtrua ideja që lojtarët të sakrifikojnë pagat e tyre të marsit për tua lehtësuar situatën në ndërkohë klubeve.
Një veprim i tillë po mendohet nga klubet e tjera në të gjithë Evropën, jo vetëm n futboll, por edhe në sportet e tjera, ku janë prezantuar dhe studiuar, kjo strategji për ulje pagash.
Barcelona është një nga klubet që po mendon këtë gjë, ndërsa lojtarët e Borussia Mönchengladbach kanë vepruar vetë, duke hequr dorë nga paga, për të ndihmuar klubin dhe punëtorët e tjetër në klub.
Pastaj mbetet nisja e kampionati, por edhe idetë e reja. Mbetet të shihet se çfarë zgjidhje do të arrijnë FIGC dhe klubet, pasi ideja për një play-off dhe play-out, nuk është pranuar nga klubet.
Po ashtu është hedhur poshtë edhe kërkesa e Lazios, që kërkonte të niste stërvitjet të hënën.
Klubet do ta nisin stërvitjen në të njëjtën kohë.
Italia është në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë coronavirus dhe ka humbje jetësh më shumë se çdo vend tjetër në botë. /Telegrafi/