Site icon Telegrafi

Klubet e Kick Boxit kërkojnë ndërhyrjen e organeve shtetërore për të dalë nga kriza (Foto)

Kick Boxi kosovar është zhytur në një krizë të thellë pas largimit të disa klubeve nga ombrella e Federatës së Kick Boxit.

Ato klube kanë organizuar një mbledhje të jashtëzakonshme, ku kanë kërkuar nga organet shtetërore dhe KOK-u ndërhyrje për të dalë nga kriza, shkruan Indeksonline.

Kjo është kërkesa e tyre zyrtare:

“Kriza e Kick Box-it Kosovar

Ka kohë që në Federatën e Kick Box-it Kosovar ka probleme të pa numërta dhe që deri me tani kanë hasë në vesh të shurdhët. Qysh në vitin 2014 kanë filluar të shprehen pakënaqësitë nga ana e garueseve, trajnerëve, entuziastëve, punëtorëve sportiv etj,por ende edhe sot e kësaj dite nuk ka ndonjë zgjidhje të këtij problemi . Sot me datën 25.02.2017 u mbajt kuvend ku të pranishëm ishin përfaqësuesit e klubeve te cilat ne mënyrë arbitrare dhe ende te pa shpjeguar u larguan nga Federata e Kick Boxit të Kosovës. Sot u deponuan njëmbëdhjetë ankesa nga njëmbëdhjetë klube aktive të licencuara në institucionet përkatëse të cilat do ti drejtohen Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Ministrisë së Sportit të Kosovës. Gjatë këtij kuvendi u debatua për gjendjen e klubeve te larguara nga Federata dhe për hapat e mëtutjeshëm për këto klube qe kanë mbetur jashtë Federatës përkatëse. Të gjitha klubet e larguara arbitrarisht nga Kryetari z.Fatmir Makolli, kërkojnë nga organet shtetërore që të ndërmarrin masat e duhura ,gjegjësisht të organizohet Kuvend i jashtëzakonshëm i mbikëqyrur nga KOK-u, dhe të këtë zgjedhje në mënyrë qe sporti i Kick Boxit të fillon për se mbari dhe vepruar ashtu siç e meriton shteti i Kosovës dhe e ardhmja e sportisteve.

Me respekt nga të gjithë përfaqësuesit e njëmbëdhjetë klubeve

Profesionistet dhe te drejtit nuk dorëzohen asnjëherë”.

Exit mobile version