Site icon Telegrafi

Klip viral i Ronaldos ndaj Atletico Madridit përshkruhet si videoja më e trishtë dhe më qesharake

Një klip viral i Cristiano Ronaldos kundër Atletico Madrid është përshkruar si ‘videoja më e trishtë dhe më qesharake në të njëjtën kohë’.

Ronaldo nuk arriti të shënonte për Manchester United në ndeshjen e tyre të parë të 1/8 e Ligës së Kampionëve të mërkurën.

Por, skuadra e tij arriti të largohej pa humbje nga Madridi, pasi Anthony Elanga u inkudrua nga bankina për të rrëmbyer një gola barazimi vonë.

Lexo po ashtu Tjetër ndeshje, tjetër huqje shokuese nga Cristiano Ronaldo

Portugezi, i cili ka qenë fantastik në Evropë këtë sezon, nuk ishte në gjendje të vazhdonte – me një klip që nënvizonte betejat e tij në stadiumin Wanda Metropolitano.

Një pjesë e lojës tregon Victor Lindelof, Luke Shaë dhe Marcus Rashford që të gjithë dërgojnë topa në zonë, por nuk arrijnë të gjejnë Ronaldon.

Topi shkon përpara dhe mbrapa pa gjetur sulmuesin e Man United, i cili tregon zhgënjimin e tij shokëve të skuadrës.

Pamjet virale janë shpërndarë në internet, me mbishkrimin: “Kjo duhet të jetë videoja më e trishtë dhe më qesharake në të njëjtën kohë”.

Ronaldo ka gjashtë gola në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe ai do të shpresojë të rrisë numrin e golave ​​të tij kur Man United të presë Atletin më 15 mars. /Telegrafi/

Exit mobile version