Në këtë intervistë ai na rrëfen për sakrificat që duhet të bëjë një balerin dhe një fotomodel, jetën e tij në shoqëri, pritjen e tij për një projekti të ri, një emision ku ai do të merr pjesë…
Intervistoi: Agon Foniqi
Ju nuk keni ndonjë prejardhje artisti. Si ju lindi dëshira për t’u marrë me balet?
Prindërit e mi nuk janë artistë, unë dola i vetëm në fis që merrem me art dhe që më pëlqen arti. Me balet kam nisur që i vogël, kërceja dhe më tërhiqte shumë baleti dhe kërcimi modern… baleti, ka qenë dëshira dhe pasioni im që i vogël.
Kishit dëshirë të kërcenit muzikën ritmike, po “marrëdhënia” juaj me atë klasike?
Më shumë kërceja muzikën ritmike, muzikën moderne, më përshtatej më shumë, pasi klasikja ishte komplet tjetër gjë. Por, më vonë, pas përgatitjeve të shumta me profesor specialist të baletit klasik, ia mora dorën mirë dhe përshtatem tek të dyja kërcimet shumë mirë, tashmë.
Shumë koreografë thonë se nuk është më koha e klasikes…
Po kjo është e vërtetë, duke parë që kohët kanë ndryshuar, preferencat e të rinjve janë më shumë në stilin modern, R&G, etj, etj. dhe janë më shumë në modë baleti modern, dmth koreografitë moderne dhe ritmike, por nuk duhet harruar që baleti klasik është baza, pa atë nuk bëhesh dot balerin profesionist, është pika kyçe e baletit.
Në repertorin e roleve, do të veçonit ndonjërin si më të vështirin? Po më të preferuarin?
Sa i përket repertorit të roleve, nuk do të veçoja ndonjë të vështirë, sigurisht që ka pas raste që kanë qenë të vështira ushtrimet, por që me vullnet dhe dëshirë ia kam arritur, të preferuara kanë qenë të gjitha, nuk veçoj dot ndonjë.
Keni marrë pjesë në shumë spektakle dhe evenimente modelimi. Cilat nga to do t’ i veçonit dhe pse?
Po, unë kam 2 vjet që merrem me modeling, kam punuar si brenda dhe jashtë vendit, peë momentin jam në IconAgency si Fotomodel.
Si funksionon puna e një modeli në Shqipëri, kontraktoheni në një agjenci, apo endeni të lirë …
Kam marrë pjesë në shumë evenimente dhe spektakle të ndryshme, do të veçoja këtu në Greqi ku kam pozuar për një firmë veshjesh të rrobave për meshkuj dhe kam marrë një shumë mjaft të kënaqshme.
Unë, nuk kontraktohem në agjenci, varet nga puna që na ofron agjencia, megjithëse në Shqipëri nuk vlerësohet shumë modelingu.
Cilat janë tiparet fizike që duhet të ketë dikush për të hyrë në botën e madhe të modës?
Atëherë, për të qenë një model duhet së pari të jesh i gjatë, elegant, të kesh një trup palestre, pasi modeli është ai që del në pasarelë dhe bën sfilatë. Kurse, përderisa i përket Fotomodelit siç është edhe në rastin tim, nuk ka shumë rëndësi gjatësia, ndërsa fotomodeli është për sete fotografike, reklama, të ndryshme dhe duhet sigurisht që të ketë një trup të mirë, elegant dhe të jetë fotozhenik në foto, me tipare të theksuar.
Dieta, apo kujdesi në të ushqyer, çfarë këshillash keni ju për një trup perfekt?
Unë personalisht nuk mbaj dietë, pasi baleti dhe ushtrimet që bëj më ndihmojnë të jem në formë të mirë, por që do të thosha larg yndyrave, brumërave, sepse janë ato që shtojnë dhjamin…sa më shumë ushqime me kalori, stërvitje, lëngje, fruta, etj etj,
Çfarë shkolle jeni duke ndjekur?
Unë momentalisht jam në vitin e fundit të shkollës së mesme, pasi e humba një vit sepse isha në Itali edhe Greqi në shkollë baleti. Pres të mbaroj dhe këtë vit, pastaj, do vazhdoj për aktrim pasi më pëlqen shumë.
Ç’marrëdhënie keni me femrat? A janë ato më të tërhequra ndaj jush?
Me femrat kam marrëdhënie shumë të mira do të thosha super fare, sigurisht që janë të tërhequra, edhe në rrugë kur kaloj me ngacmojnë shumë, hehehe.
Si e kalon ditën një model, cili është regjimi ditor që ai ndjek që nga mëngjesi e deri në mbrëmje?
Zgjohem në mëngjes, shkoj në shkollë, pastaj në GYM, palestër, më vonë në balet, kjo gjë ndodh çdo ditë. Tani varet çfarë mund të dalë gjatë ditës. Në dark dal shpesh me shoqërinë time për kafe, dhe në fundjavë frekuentoj shumë klubet dhe diskotekat ku kaloj mbrëmje të bukura mes miqsh.
Keni një projekt artistik që do dëshironit që herët a vonë ta realizonit?
Jam në pritje të një projekti të ri, një emision që nuk e realizoj unë, por që do të jem pjesë e tij.