Koreja e Jugut e ka vendosur si përzgjedhës Jurgen Klinsmannin, ndërsa ai si për qëllim ka të fitojë kampionatin aziatik të planifikuar për vitin e ardhshëm.
Ish-trajneri i Gjermanisë u tha gazetarëve se ishte “shumë krenar dhe i privilegjuar” që është në vendin aziatik për herë të parë pas marrjes së detyrës si trajner i ekipit kombëtar në fund të shkurtit.
“Unë mendoj se ata bënë një punë shumë, shumë të mirë në Katar dhe shpresoj se ata mund të sjellin edhe më shumë sukses”, ka thënë 58-vjeçari Klinsmann.
Jurgen Klinsmann arrived at 5am Wednesday morning in South Korea to begin his new job as head coach of @theKFA. Yes, there was plenty of bleary-eyed media there to greet him. pic.twitter.com/t73pURkZY7
— steve moore (@singaporestevem) March 7, 2023
Kampionati aziatik i futbollit ishte menduar të mbahej këtë verë në Kinë, por për shkak të masave të këtij vendi për të luftuar përhapjen e Covid-19, turneu u zhvendos në Katar dhe u shty për në fillim të vitit 2024, për shkak të temperaturave të larta të verës atje.
Ky është angazhimi i tretë i Klinsmann si trajner i Kombëtares, pasi ai ishte në stolin e kombëtareve të Gjermanisë (2004-2006) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (2011-2016). /Telegrafi/