Telegrafi

Klinsmann me parashikim befasues për Gjermaninë

Legjenda gjermane Jurgen Klinsmann mendon se skuadra e Hansi Flick nuk do ta fitojë Kampionatin Botëror në Katar.

Pas një disfate shokuese nga Japonia në ndeshjen e tyre hapëse, Gjermania u përgjigj duke siguruar një pikë kundër Spanjës në barazimin 1-1, me zëvendësuesin Niclas Fullkrug që shënoi golin e barazimit.

Pavarësisht frymës së treguar nga Gjermania, Klinmsann mendon se ata nuk do të jenë në gjendje të fitojnë turneun dhe në vend të kësaj parashikoi se ata do të arrijnë në gjysmëfinale.

I pyetur për shanset e Gjermanisë për triumf, Klinsmann, duke folur në BBC Sport, tha: “Është e vështirë. Është një grup që tani po rritet dhe që shpresojmë të kalojë në gjysmëfinale, që do të ishte arritje e madhe. Të fitosh është shumë larg mendoj”.

Klinsmann pranoi se mungesa e portës së paprekur të Gjermanisë në ndeshjet e fundit është gjithashtu një problem.

“Është një shqetësim për Gjermaninë. Është një grup lojtarësh që po rriten. Nuk kemi gjetur ende katër mbrojtëset ideale. Mbrojtësit e krahut nuk janë ende të fortë. Në vitin 2014 kur fituan në Brazil ata luajtën me katër qendërmbrojtës. Mund të përfundojmë në këtë turne edhe me katër qendërmbrojtës”, vazhdoi ai.

Pas fitimit të turneut në vitin 2014, Gjermania u eliminua në fazën e grupeve në vitin 2018 dhe ata do të jenë të vendosur të shmangin të njëjtin fat këtë herë.

Spanja kaloi në epërsi të dielën me Alvaro Moratan, por barazimi i Fullkrug i dha Gjermanisë një shtysë të konsiderueshme.

Gjermania duhet të mundë Kosta Rikën në ndeshjen e fundit të grupit dhe shpreson që Spanja të mundë Japoninë.

Klinsmann fitoi Kupën e Botës në vitin 1990 dhe shënoi 47 gola për vendin e tij. Ai gjithashtu i menaxhoi ata midis vitit 2004 dhe 2006. /Telegrafi/