Telegrafi

Klinsmann mund të bëhet trajner i Swansea

Jurgen Klinsmann mund të kthehet në kontinentin evropian për të drejtuar një skuadër.

Swansea City është në kërkim të një trajneri të ri pasi skuadra nuk po korr suksese nën drejtimin e italianit, Francesco Guidolin.

Lexo po ashtu Këtu mund ti lexoni të gjitha lajmet rreth Swansea

Trajneri gjerman i kombëtares amerikane është kandidat për ta marrë drejtimin e ekipit nga Liga Premier, shkruan Daily Star, transmeton Telegrafi.

Kandidat për ta marrë drejtimin e skuadrës uellsiane janë edhe Ryan Giggs dhe Bob Bradley.

Kujtojmë se Swansea aktualisht zë pozitën e 17-të të ligës elitare angleze, ndërsa në fundjavë do të takohet me Liverpoolin. /Telegrafi/