Telegrafi

Klinsman ia mbyll derën Anglisë dhe Swanseas

“Nuk është e vërtetë se do të marrë përfaqësuesen e Anglisë apo Swansean. Jam përqendruar vetëm në përfaqësuesen e SHBA-ve dhe kualifikimeve për Kupën e Botës”, deklaroi Jurgen Klinsman, trajneri i përfaqësuese amerikane të futbollit.

Gjermani ka mohuar zërat në disa media në Angli, të cilat e kanë lidhur atë me mundësinë për t’u ulur në stolin e Anglisë pas dorëheqjes së Samuel Allardyce.

Ai theksoi se dëshiron të arrijë rezultate edhe më të mira me përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe se nuk ka negociuar me Federatën e Futbollit të Anglisë (FA).

Lojtari i dikurshëm i përfaqësuese gjermane, që nga viti 2011 drejton ekipin e SHBA-ve.