Telegrafi

Klina po shndërrohet në një ambient të pastër, mirëmbahen sheshet dhe trotuaret

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe KRM “Ambienti” në Klinë, kanë bërë mirëmbajtjen e shesheve, trotuareve dhe parqeve në këtë qytet.

Këtë e ka bërë të ditur vet KRM “Ambienti”, përmes një postimi në FB ku kanë publikuar disa fotografi në të cilën shihen punëtorët duke u kujdesur për një ambient sa më të pastër.

Punëtorët e KRM “Ambienti” pastrojnë ambientet e gjelbra të komunës së Klinës/ Foto” KRM “Ambienti”
Foto: KRM ”Ambienti”

“Sipas marrëveshjes në mes të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe KRM “Ambienti” njësia Klinë, kemi bërë mirëmbajtjen e shesheve, trotuareve dhe parqeve në qytetin e Klinës”, kanë shkruar KRM “Ambienti”.