Askush nuk e mendonte që Leicester City mund ta fitonte titullin e kampionit në Ligën Premier.
Por si duket trajneri italian i Leicesterit, Claudio Ranieri e ka menduar titullin në fillim të stinorit kur ka nënshkruar kontratë me klubin.
Ranieri ka kërkuar disa klauzola në fillim dhe për çdo pozitë më të lartë se e 17-ta në tabelë ai do t’i fitojë 100 mijë funte dhe në rast se fiton titullin atëherë do ta fitojë titullin do t’i fitojë vetëm 1,7 milionë funte, 200 mijë më shumë se paga e tij vjetore.
Por kjo nuk është e gjitha nga fitimet që do t’i ketë Ranieri në rast se Leicesteri shpallet kampion në Angli.
Në rast se Leicester shpallet kampione e Anglisë, Ranieri në kontratë ka një klauzolë tjetër që do t’i fitojë 3,5 milionë funte ekstra.
Këtë klauzolë e kishte kërkuar italiani dhe pronarët e klubit ia plotësuan menjëherë duke mos iu shkuar mendja se mund të bëhen kampionë.
Gjithsej nga bonuset Ranieri do të fitojë 5,2 milionë funte dhe për ta marrë këtë super shpërblim i nevojitet vetëm një fitore.
Ai ditë më parë deklaroi se e kishte menduar titullin e kampionit dhe për këtë arsyeje e ka vënë atë klauzolë në kontratën e tij.
“Nuk e di nëse lojtarët kanë klauzolë në kontratë që u premton bonuse në rast titulli kampion, por kanë gabuar nëse nuk e kanë vënë. Unë e kam vendosur te kontrata ime, sepse e mendoja edhe mundësinë e titullit kampion”, deklaroi Ranieri. /Telegrafi/