Telegrafi

Klauzola e ulët e frikëson Atleticon, madrilenët duan ta zgjasin kontratën me Hernandezin

Lucas Hernandez ka shkëlqyer sy vitet e fundit në futbollit evropian.

Mbrojtësi i majtë francez ishte ndër më të mirët për triumfin e Atleticos në Ligën e Evropës.

Falë sukseseve me klubin, Hernandez u bë pjesë e formacionit të parë të Francës ku fitoi Kupë e Botës.

Por tani Los Colchoneros po frikësohen se mund ta humbin yllin e tyre.

AS ka raportuar se klauzola aktuale e largimit të Hernandez nga Atletico është 80 milionë euro.

Këtë klauzolë është gati ta aktivizoj Manchester United dhe kjo e ka alarmuar klubin madrilen.

Atletico i ka ofruar kontratë të re francezit Hernandez ky do t’i rritej klauzola në 150 milionë euro.

22-vjeçari i ka kërkuar kohë Atleticos para se të pranoj rinovimin e kontratës e cila skadon në vitin 2024. /Telegrafi/