Njëra ndër pijet më të popullarizuara në botë ka recepturë të re, e cila me siguri do t’ju kënaqë.
Përbërësit:
▪ 6 – 7 limonë
▪ 200 g sheqer
▪ 800 ml ujë
▪ 800 g akull
Përgatitja:
Ndani përgjysmë pesë deri në gjashtë limonë. Qitni në gjysmën e limonëve një shtresë të hollë sheqeri.
Qiteni limonin në skarë ashtu që në grila të skarës të shtrini anën e pemës të mbështjellë me sheqer.
Në temperaturë të mesme piqni rreth 6 – 8 minuta derisa sheqeri të karamelizohet.
Hiqni limonët nga zjarri dhe lini të ftohen afro 10 minuta. Shtrydhni lëngun nga limonët e pjekur në grila të skarës.
Lëngun përzieni me ujin dhe me mbetjen e sheqerit. Përzieni derisa të shkrihet i tërë sheqeri.
Pjesën e mbetur të limonëve lani dhe pritni në feta të holla. Shtojani pjesës së mbetur të limonadës.
Para servirimit shtoni kube akulli, transmeton Telegrafi.
Shikojeni videon:
Gëzuar!
/Telegrafi/