Borussia Dortmund ka fituar në shtëpi ndaj Bayern Munich me rezultat 1-0.
Ishte një takim interesant me shumë raste nga të dy anët, por vendasit ishin më të sigurt në këtë takim dhe arritën t’i bëjnë ballë sulmeve të njëpasnjësishme.
Goli i vetëm në këtë takim erdhi në minutën e 11-të nga Pierre Emerick Aubameyang pas një asistimi nga Mario Gotze.
Rast të mirë për gol në pjesën e parë kishte edhe Andre Schurrle, por porta mbeti e paprekur në 45 minutat e parë.
Në pjesën e dytë rastet më të mira ishin nga Aubameyang (46’), Frank Ribery (55’) Xavi Alonso (61’) dhe Robert Lewandowski në kohën shtesë.
Pas kësaj fitore BVB ngjitet në vendin e tretë me 21 pikë, kurse Bayerni vazhdon në të dytën me 24 pikë.
Ndeshja e ardhshme e mysafirëve do të jetë ndaj Bayern Leverkusenit, kurse vendasit luajnë kundër Eintracht Frankfurt. /Telegrafi/
https://twitter.com/AFCvoice/status/800043202078187520