Telegrafi

Klasikja franceze përfundon pa fitues, por PSG e dominoi atë (Video)

Ndeshja më e madhe franceze ajo mes Paris Saint Germainit dhe Marseilles ka përfunduar me rezultat 0-0.

Në këtë takim vendasit sulmuan gjatë gjithë takimit, por dështuan të ishin konkret para portës kundërshtare.

Se PSG ishte disa herë afër fitores e tregon edhe fakti se ata mbajtën topin 70 për qind, gjuajtën 17 herë në drejtim të portës, ndërsa Marseille as edhe një herë nuk gjuajtën drejtë portës së vendaseve.

Kjo ishte hera e parë që klasikja franceze përfundoi pa gola që nga marsi i vitit 2006, pra në 24 takime të ‘Le Classique’ në të gjitha garat gjatë dhjetë viteve të fundit ka pasur gola. /Telegrafi/