Wayne Rooney riktheu vitet e arta me një gol të fitores nga një goditje e shkëlqyer nga gjuajtja e lirë, ndërsa Derby County mori fitoren e tyre të parë këtë sezon, kundër Norwich City.
Rooney, duke filluar si sulmues për Derbyn, e shfrytëzoi rastin për t’i fituar pikët e para të sezonit për ekipin e tij.
Sulmuesi anglez arriti ta shënojë një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 88-të të ndeshje.
Ish-ylli i Manchester Unitedit e çoi topin mbi murin mbrojtës dhe drejtoi drejt qoshes për të mos i dhënë asnjë shans portierit të vendasve.
Wayne Rooney being Wayne Rooney.
𝘾𝙡𝙖𝙨𝙨 𝙞𝙨 𝙥𝙚𝙧𝙢𝙖𝙣𝙚𝙣𝙩. 🐐#DCFC pic.twitter.com/FDbtHTYWiX
— Derby County (@dcfcofficial) October 3, 2020
Ky gol ishte i pari këtë sezon për Rooneyn, por ishte shumë i vlefshëm për fitoren 1-0 të skuadrës së tij.
Goli i anglezit po komentohet shumë pasi edhe përkundër viteve ai po vazhdon të tregojë klasin e tij. /Telegrafi/
— Derby County (@dcfcofficial) October 3, 2020