Telegrafi

Klasi i David Alabas – ngushëllon Neymarin që humbi finalen e Ligës së Kampionëve

Bayern Munich e ka fituar Ligën e Kampionëve në edicionin 2019/20, pasi mposhti 1-0 Paris Saint-Germainin.

Golin e vetëm të finales e shënoi Kingsley Coman ën minutën e 59-të nga një asistim i Joshua Kimmich.

Pasi përfundoi ndeshja, lojtarët e skuadrës gjermane filluan të festonin, mirëpo David Alba u tregua një njeri zemërgjerë.

Derisa Neymar filloi të vajtonte dështimin në finalen e garës më të madhe për klube në Evropë, mbrojtësi austriak iu afrua brazilianit.

Alaba filloi të ngushëllonte Neymarin, duke i dhënë një përqafim motivues, derisa për PSG-në kjo ishte finalja e parë në histori të tyre. /Telegrafi/