Vajza e politikanit serb Nikola Sanduloviq, Klara ka bërë të ditur se është ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci.
Ajo ka thënë se ndalimi i saj sikurse në të kaluarën është bërë me urdhër të Shërbimit Sekret serb.
Klara në një postim në “X” ka shkruar se tash e tri orë është duke u mbajtur dhe po kontrollohet nga Shërbimi Sekret serb.
“Sot, si zakonisht, jam ndaluar në anën serbe të kufirit me Kroacinë. Po mbahem dhe po kontrollohem për tre orët e fundit me urdhër të Shërbimit Sekret serb. Kjo torturë dhe shkelje e të drejtave të njeriut po përkeqësohet dhe po vazhdon”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se edhe në të kaluarën familja e politikanit serb Nikola Sanduloviq është maltretuar nga autoritet serbe, për shkak të qëndrimeve të tyre kundër presidentit Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/
Today, as usual,i am being stopped at the #Serbian side of the border with @Croatia. I am being held and searched for the past 3 hours by order of Serbian Secret Service . This #torture and violation of #humanrights is getting worse and its ongoing. @EUparliament @EU_Commission
— Klara Sandulovic (@sandulovicklara) September 1, 2024