Site icon Telegrafi

KKZ në Rahovec : Procesi zgjedhor ka filluar me kohë

Zgjedhjet e para të rregullta parlametare po zhvillohen sot në Republikën e Kosovës, dhe ky proces ka filluar me kohë në pothuajse të gjitha qendrat e votimit në vendin tonë.

Në një përgjigjje dhënë Telegrafit, zyrtari i KKZ-së në Rahovec, Burim Lezi tha që të gjitha qendrat e votimit në Komunën e Rahovecit janë hapur me kohë.

“Ju njoftoj që në Komunën e Rahovecit të gjitha Qendrat e Votimit janë hapur në orën 07:00, dhe qendra më e madhe e votimit në këtë Komunë është “Isa Boletini”, me numër të qendrës së votimit 1605.”, tha Lezi për Telegrafin.

Theksojmë që në sipas të dhënave të KQZ-së në Komunën e Rahovecit të drejtë vote kanë 58 mijë e 338 qytetarë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version