Klubi i Karatesë Prishtina ka organizuar turneun Prishtina Open 2019.
Turneu ndërkombëtar Prishtina Open 2019 është organizuar nën patronatin e Komunës së Prishtinës.
Turneu do të mbahet më 12 maj me fillim nga ora 10:00 në Pallatin e Rinisë dhe sporteve në Prishtinë.
Klubi i Prishtinës nëpërmjet një njoftimi në faqen e tyre zyrtare ka njoftuar për shpërblimet dhe paraqitjen e skuadrave.
Në këtë turne do të ketë edhe shpërblime, ku vendi i parë i fiton 300 euro, i dyti 150 euro dhe i treti 50 euro.
Përveç shpërblimeve të garuesve, me të holla do të shpërblehen edhe trajnerët varësisht nga numri i garuesve që sjellin në turne. /Telegrafi/