Të gjithë ata që disponojnë një veturë, shpeshherë janë ballafaquar me situata të tilla me kolona të automjeteve në rrugë.
Dhe për “zgjidhjen” e këtij problemi, përcjell Telegrafi, është kujdesur një kompani e njohur automjetesh, duke prodhuar këtë veturë të “veçantë”.
Bëhet fjalë për veturën “HUM RIDER” e cila me anë të një sistemi të veçantë mund të ngritët rreth tri metra lartësi.
Gjithsesi, kjo veturë e testuar në Kaliforni, edhe më tej do të mbetet një dëshirë, pasi që thuhet se do të jetë me një çmim të shtrenjtë në treg. /Telegrafi/