Një vajzë nga Maroku po bën xhiron e botës pas humbjes së Al-Nassr në “El Clasico” të Arabisë Saudite ndaj Al Hilalit.
Shpresat për titull për Al-Nassr morën një ‘goditje’ të madhe pas humbjes që pësuan me rezultat të thellë 3-0 ndaj Al-Hilal, pasi tani janë shtatë pikë larg vendit të parë.
Përndryshe kjo ishte humbja e parë për Al-Nassr në elitën e futbollit arab që nga gushti i këtij viti kur ata pësuan me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Al-Taawoun.
Kjo vajzë u pa teksa po përcjellte nga stadiumi ndeshjen mes dy gjigantëve të futbollit arab dhe kjo nuk ishte hera e parë që ajo ndjekë Cristiano Ronaldon.
Ajo ishte bërë virale në vitin 2022 kur Maroku eliminoi Portugalinë nga Kupa e Botës.
https://twitter.com/OgunnubiD/status/1730684228826739120
“Portugali, aeorporti është në këtë rrugë. Dhe ku është Ronaldo? Ai po qan në veturën e tij. I gjori Ronaldo”, kishte thënë ajo.
Fakti që Al-Nassr pësoi humbje në derbi bëri që pas ndeshjes të kishte reagime të shumta dhe një pjesë e madhe e njerëzve tani po e cilësojnë atë si “makthin më të madh” të Ronaldos./Telegrafi/