Telegrafi

Kjo shenjë e punëdhënësit ju bën të kuptoni se intervista e punës shkoi keq

U ndodh të gjithëve që pas një interviste pune të presin me ankth për një telefonatë që mund të mos vijë kurrë

Nëse keni pritur gjatë një moment të caktuar, keni kaluar intervistën apo keni menduar se gjithçka shkoi mirë, por telefonata nuk vjen, atëherë duhet të vini re detajet.

Është një shenjë që ju tregon se gjërat nuk kanë shkuar tamam ashtu siç do të dëshironit.

Kur të përfundojë intervista, do të ketë një mbyllje në bisedë. Pra, nëse intervistuesi thotë “Isha i lumtur që të njoha” ose “Isha i lumtur që të takova. Dikush do t’ju lajmërojë”, atëherë dijeni se situata nuk është e mirë.

Kjo është një përgjigje që nuk tregon interesin më të madh për kandidaturën tuaj.

Por, nëse ende dëgjoni një përgjigje si: “Gëzohem që u njohëm, do të njoftoheni një ditë për t’ju informuar për vazhdimin”, atëherë me siguri jeni në rrugën e duhur.

Ndoshta personat përgjegjës janë të interesuar për ju.

Natyrisht ky nuk është kriteri absolut nëse do të punësoheni apo jo dhe nuk duhet ta merrni si 100% të sigurt.