Për pasanikët që kanë mundësi të blejnë super-vetura, nuk është aspak problem që të paguajnë edhe për një mbështjellje unike – siç është rasti me këtë Panamera të parkuar në qendër të Londrës.
Pronari i panjohur i kësaj Porscheje, e ka mbështjell atë me material që duket si kadifeja që përdoret për të qepur fustanet e grave, transmeton Telegrafi.
Tërë trupi i makinës që kushton mbi 100 mijë euro, është mbuluar me shtresën e zezë që është shumë e butë në prekje.
Por, kjo e ka një problem shumë të madh.
Ekspertët paralajmërojnë se glasat e zogjve mund t’i lënë shenja të pashlyeshme që dëmtojnë imazhin luksoz të veturës. /Telegrafi/