Sipas disa hulumtimeve të përbashkëta të Men’s Health me Women’s Health, duket se 53 për qind e femrave fantazojnë të ndahen me partnerët e tyre – ndërsa 44 për qind e tyre asnjëherë nuk e kanë menduar një opsion të tillë.
Pra, kjo mund të jetë arsyeja kryesore se përse studimi i fundit nga Universiteti i stanfordit thotë se 69 për qind e divorceve iniciohen nga gratë.
“Këto shifra – dhe rritja e përqindjes së divorceve – nuk dëshmojnë se meshkujt janë më të lumtur në martesë, por sugjerojnë se femrat janë më të gatshme të iniciojnë diçka nëse nuk janë të lumtura”, thotë Laura Doyle, eksperte e intimitetit dhe autore.
Teoria e kësaj eksperte është se femrat vazhdimisht e vlerësojnë lidhjen e tyre për të vendosur në qoftë se investimet romantike janë duke i shpërblyer ato emocionalisht. Në anën tjetër, meshkujt kanë tendenca që t’i kategorizojnë gjërat, ndërsa mjafton një pikë e madhe e dhimbjes emocionale për t’i shtyrë ata ta iniciojnë divorcin. /Telegrafi/