IEM Rio Major përfundoi një javë më parë ku fitues doli ekipi Outsiders pasi mposhti ekipin Heroic në finale.
Finalja e luajtur në Rio de Janeiro të Brazilit nuk ishte aq e nxehtë sa pritej, pasi për shikuesit në sallë dëshira e madhe ishte të luante një ekip brazilian në finale.
Nga ekipet vendase më i miri u tregua FURIA të cilët arritën që të shkojnë deri në gjysmëfinale, ku u mposhtën nga Heroic.
Pasi turneu u zhvillua në Brazil ndeshja më e shikuar ishte ajo ndërmjet FURIA dhe Na’Vi, ku atmosfera ishte fantastike pas fitores së ekipit vendas me rezultat 2-1 me mapa.
https://www.youtube.com/watch?v=I2mjEpwW7rY
Kjo ndeshje u shikua nga 1.4 milion shikues në kohë reale në të gjitha platformat, duke e kaluar edhe finalen e cila u shikua nga 1.1 milion shikues. /Telegrafi/