Telegrafi

Kjo modele ka vagjinën më të trashë në botë, gjoksin mezi ia mbajnë sytjenat: Shpenzoi 100 mijë dollarë për operacione dhe nuk ndalet!

Shumë mendojnë se Mary Magdalene, një yll i Instagramit, u shkatërrua nga operacionet plastike

Ajo e përshkruan veten si një fanatike kur bëhet fjalë për kirurgjinë estetike, dhe deri në moshën 25-vjeçare, ajo ka bërë operacion hundën katër herë, ka shtrënguar lëkurën për t’i mbajtur sytë pjerrtas dhe ka silikone në gjoks, të pasme dhe buzë…

Mary bëri edhe transplantimin e vetullave, korrigjoi edhe nofullën dhe operacionin e parë e bëri kur ishte vetëm 21 vjeçe, pas së cilës filloi të punonte si striptiste dhe shoqëruese e afaristëve, transmeton Telegrafi.

Pas kësaj pasuan operacionet, kështu që ajo vetëm tri herë ka korrigjuar të pasmet, disa herë ka shkuar për liposuksion dhe disa herë ka operuar edhe gjoksin.

“Mund të vazhdoj vetëm t’i rris ato. Ato do të vazhdoj t’i rris dhe do t’i rris pa u ndalur. Deri sa të vdes, nuk më intereson. Nuk ka pikë fundi për mua”, thotë ajo.

Mary njihet edhe si një grua që ka “vagjinën më të trashë në botë”, dhe për pak sa nuk ka vdekur në vitin 2018 gjatë atij operacioni.

“Unë i dizajnova që të kem buzët më të trasha në botë. Për pak sa nuk vdiqa gjatë procedurës. Më duhej të bëja dy transfuzione gjaku. Mjeku tha që humba shumë gjak dhe isha shumë e zbehtë. Ai mendonte se do të vdisja”, thotë Mary, e cila ende nuk ka ndërmend të ndalojë bisturinë.

Duke e postuar para disa ditësh procesin në Instagram, modelja amerikane u mburr se ‘fytyra e saj e re’ duket si një ‘zanë mali’.

“Javën tjetër do të bëj transplantin e vetullave, nofullës dhe buzëve, atëherë fytyra ime do të jetë e plotë”, ka shkruar ajo në foto.

Meri shkoi në Rusi për operacionet sepse ajo nuk ishte në gjendje të bënte operacionet ekstreme në Shtetet e Bashkuara. Ajo pranoi në fillim të këtij muaji se ishte e shqetësuar se tensionet midis Ukrainës dhe Rusisë mund ta prishnin udhëtimin e saj.

Ylli i rrjeteve sociale, ka grumbulluar një numër të madh ndjekësish në Instagram, por edhe në Tik Tok, pasi shpenzoi më shumë se 100,000 dollarë për operacione plastike ekstreme. /Telegrafi/