Tradhtia ndodh… Njerëzit mërziten nga partnerët e tyre dhe dëshirojnë emocione të reja në jetën e tyre.
Por, shpeshherë ky lloj i njerëzve janë thjesht të tmerrshëm, transmeton Telegrafi.
Tradhtia ndodh gjatë tërë vitit, fatkeqësisht, por shkencëtarët kanë zbuluar datën më të zakonshme për t’ju tradhtuar partneri.
Sipas ‘Gleeden’, sajt i aferave jashtëmartesore, dita më e zakonshme për t’ju tradhtuar është të hënën e dytë pas Krishtlindjeve – pra, në vitin e 2017 ka qenë data 9 janar.
Ndoshta kjo mund të ndodh si pasojë e shumë fjalosjeve gjatë festave të fundvitit, por një gjë është e sigurt: nëse partneri nuk ju ka tradhtuar në këtë datë, mundësitë janë të mëdha që nuk do t’ju tradhtojë as gjatë vitit. /Telegrafi/