Site icon Telegrafi

Kjo hile bën që aroma e parfumit të zgjas më shumë

Shumë njerëz e dinë kur ju ecni në dhomë sepse mund të nuhasin aromën e parfumit tuaj të preferuar deri në tre metra larg.

Shumica e personave të famshëm kanë një aromë të preferuar (ose disa) që i përdorin gjithmonë.

I vetmi problem është që aroma nuk zgjat gjithnjë për sa kohë që ju dëshironi – por me këtë hile mund ta bëni që parfumi juaj të zgjasë më gjatë.

Ne e dimë se sa e rëndësishme është për ju të ndiheni më së miri në çdo kohë, kështu që gjetëm një hile që ju ndihmon që aroma të zgjas më shumë – vazelina.

Ja se si funksionon: Para se të spërkatni parfumin tuaj të preferuar, vendosni pak vazelinë në lëkurën tuaj, ku do ta spërkatni. Pikat e pulsit në kyçet e duarve, përgjatë qafës dhe pas veshëve janë pika të mira për t’u synuar.

Sigurohuni që të fërkoni vazelinën në lëkurën tuaj për disa sekonda, në mënyrë që të mos ketë mbetje ngjitëse, atëherë thjesht spërkatni parfumin tuaj ashtu siç e bëni normalisht.

Kur spërkatni parfumin tuaj mbi të, vazelina do ta thithë atë dhe aroma do të zgjasë shumë më gjatë sesa nëse do të shkonte drejtpërdrejt në lëkurën tuaj!

Kjo do t’ju ndihmojë të keni aromë fantastike gjatë gjithë kohës! /Telegrafi/

Exit mobile version