Pavarësisht nëse janë detektivët privatë të shtrenjtë, kontrollimi i celularit derisa ata flenë, apo nuhatja e rrobave në kërkim të parfumit të femrave – kjo grua ka gjetur një mënyrë të lirë për të zbuluar dashnoren e partnerit
Përdoruesja e TikTokut, Andrea Lopez, ka ndarë trukun e saj për të zbuluar a po ju tradhton partneri juaj apo jo – dhe e gjitha që ju nevojitet është një rul ngjitës për grumbullimin e qimeve të flokëve nga rrobat, transmeton Telegrafi.
Shumica e burrave që ajo kontaktoi ishin besnikë, por ajo gjithashtu kapi ata që nuk ishin aq besnikë.
Vajzat iu falënderuan dhe e lavdërojnë që në këtë mënyrë u ndihmon të tjerëve.
Në video-shtojcën Andrea thotë: “Dama, nëse dëshironi të mësoni se a po ju tradhton partneri juaj, merrni një rul dhe rrotullojeni në rrobat e tij”.
Atëherë mund ta shihni Andrea duke bërë pikërisht atë, duke rrokullisur një rul të bardhë në çdo pëllëmbë të tapetit. Kur e shikon, ajo zbulon që një grumbull i qimeve të ndonjë biondeje janë ngjitur për rul. Në vazhdim, thotë ajo, ‘wtf’, para se të tregojë se flokët e saj janë të zeza.
Këshillat e saj praktike qysh atëherë janë bërë virale, duke mbledhur mbi 3 milionë pëlqime.
@andrea.lopez44He has some explaining to do?(Following the next 100 people on IG: Andrea.Lopez44) ##fyp ##viral ##prank ##cheater ##couple ##funny♬ original sound – Andrea Lopez ?
@andrea.lopez44Confronting my boyfriend about the hair I found? #fyp #funny #comedy #viral #prank #skit @isaaccervantes9