Pasi humbi penalltinë ndaj Kroacisë, Sergio Ramos ka qenë fytyra tragjike e ndeshjes Kroaci – Spanjë.
Mbrojtësi i Real Madrid dështoi përballë portierit Subasic, i cili u ndihmua nga Luka Modric në pritjen e penalltisë.
Modric ia tregoi anën se kah do të gjuaj Ramos, ndërsa pas ndeshjes dy yjet e Realit janë takuar së bashku.
Në videon e publikuar në ‘twitter’, shihet një atmosferë e mirë nga dy bashkëlojtarët, por sigurisht më i lumtur duket Modric pasi Kombëtarja e tij fitoi por edhe që luajti rol të rëndësishëm në pritjen e penalltisë të Ramosit nga portieri Subasic.
Tani Modric ka një arsyeje më shumë për ta ngacmuar Ramosin. /Telegrafi/
بلا يورو بلا هم احنا ملوك اوروبا .? pic.twitter.com/lZvoveLb5e
— h4ni (@h4ni_8) June 21, 2016